Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Kosova është shtet mikpritës!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar në një postim në Facebook se Kosova është një vend mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike.

Por, në anën tjetër sipas tij Kosova është shtet ligjor që respekton tërësinë territoriale, transmeton Koha.net.

“Kosova është shtet mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike. Por në anën tjetër, Kosova dhe populli i saj respekton edhe shtetin ligjor në tërësinë territoriale të tij, dhe nderon institucionet e saja. Këto janë parime të palëkundura që Kosova gjithmonë do t’i nderojë, respektojë, e mbrojë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai më tutje ka shtuar, “si kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fundamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë”.