Në 10 vjetorin e Pavarësisë, Kosova është shumë me fat që ka në mesin e saj yllin e Kosovës, yllin e muzikës botërore, Rita Ora, të cilën kryeministri Ramush Haradinaj, pas një takimi miqësor e ka falënderuar përzemërsisht për mundësinë që të jetë në festën e Kosovës me artin aq të mirë të muzikës që Rita e ka.
“Kënaqësi ta pres yllin e përmasave botërore, Rita Ora, dhe ta falënderoj që kudo në botë lartësoi emrin e popullit shqiptar dhe të Kosovës. Mirë se erdhe në atdhe, Rita Ora”, tha Haradinaj.
Pas takimit, në një deklaratë për media, kryeministri, pasi falënderoi yllin e muzikës botërore, i dhuroi hartën e artë të Kosovës dhe i uroi shëndet.
Ylli botëror, Rita Ora, e cila në takim shoqërohej nga prindërit e saj, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen që ia bëri.
{gallery}
-
Osmani: Sukseset e Rita Orës kthyen sytë e botës kah vendi ynë
-
Kurti takon Rita Orën: Ka nderuar atdheun
-
Ora: Kënaqësi të takohesha me kryeministrin, biseduam për të ardhmen e Kosovës
-
Thaçi dekoron Rita Orën me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë
-
Rita Ora pranon hartën e artë të Kosovës nga Haradinaj