Kryeministri në detyrë, dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot kryetarët dhe përfaqësuesit e degëve të AAK-së nga Mitrovica, Zubin Potoku, Zveçani, Leposaviqi, Vushtrria dhe Drenasi.
Sipas Haradinajt, në fokus të diskutimit ishte mobilizimi i Aleancës, posaçërisht në rajonin e veriut të Kosovës për t’iu përgjigjur zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në mënyrë masive.
“Aleanca është mirë e strukturuar edhe në veri të vendit dhe koncepti 100% shtet do të jetë referendum për qind për qind Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj takon kandidatët për deputetë, i bindur se AAK-PSD do të dalin fitues të 6 tetorit
-
Haradinaj: Kemi 8 për qind apo 9 ulëse në Kuvend, duam koalicion me PDK-në e LDK-në
-
Haradinaj me veteranët e UÇK-së: Duhet të jemi krah atyre që dhanë gjithçka
-
Haradinaj për taksën 100%: I fuqizuam produktet “Made in Kosova”
-
Haradinaj: Aleanca dëshmoi forcë dhe stabilitet politik në gjithë vendin