Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar rastin për fajde në të cilin përmedet emri i kryeparlamentarit Kadri Veseli, me dyshimin se ka marrë 200 mijë euro nga ky rast.
“Duhet vërtetuar kredibiliteti i deklaratave të bëra për këtë rast”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj, i pyetur për publikimin e videos në KTV, ku përmendet emri i kryetarit të PDK-së, dhe partnerit të në koalicion, Kadri Veseli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj tha se është herët të gjykohet për një deklaratë të tillë, duke rikujtuar se edhe vet ka kaluar në procese të tilla, raporton KTV.
Për mocionin e mosbesimit, Haradinaj tha se është e drejtë legjitime e opozitës. Më herët, kryeministri Haradinaj kishte shprehur gatishmërinë që t’i japë votat e partisë së tij nëse opozita dëshiron ta rrëzojë, por tani ka deklaruar se “mund t'ua jap, por është përcaktuar të punojë”.