Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke iu përgjigjur interesimit të medieve si i komenton deklarimet e ish-kryetarit të Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, pos tjerash deklaroi se EULEX-i për motive politike kishte për qëllim eliminimin nga skena politike të Fatmir Limajt.
Haradinaj i tha portalit Politiko se “deklarimet e Simmons do të respektoheshin më shumë nëse do të thuheshin më herët gjatë kohës sa ka shërbyer në Kosovë dhe jo në fund të mandatit të tij”.
Kryeministri, që po qëndron në Bruksel, ka pohuar edhe se në stafin e EULEX-it kryesisht ka gjyqtarë të mirë, porse ka shqetësime kohë pas kohe për kualitetin e këtij misioni.
“Ka (pjesëtarë të EULEX-it) që janë të përkushtuar për rend dhe ligj. Por, ekziston shqetësimi nganjëherë për kualitetin dhe standardet që përdoren”, tha Haradinaj për Politico.
-
Haradinaj flet për takimet në Bruksel, komenton edhe akuzat e ish-gjyqtarit të EULEX-it
-
Ambasadori gjerman i habitur pse Kuvendi i jep hapësirë Simmonsit
-
Ish-kryegjyqtari i EULEX-it flet për “skandalet” e misionit të EULEX-it
-
Simmons raporton sot para deputetëve kosovarë
-
Malcolm Simmonsi raporton të hënën para deputetëve kosovarë