Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kërkuar sqarime lidhur me obligimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në zbatimin e Aktgjykimit përkitazi me statusin e punëtorëve të Fabrikës së Gypave në Ferizaj, transmeton Koha.net.
Për këtë Haradinaj ka njoftuar ne Facebook:
“Në vazhdën e angazhimeve të mia për t’i adresuar kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, sot, i jam drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarime lidhur me obligimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në zbatimin e Aktgjykimit në Rastin KI-08/09, përkitazi me statusin e punëtorëve të Fabrikës së Gypave në Ferizaj.
Është e domosdoshme që te kemi qartësi në të drejta dhe obligime për zbatimin e vendimeve gjyqësore nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”.
-
Shabani paralajmëron grevë të ish-punëtorëve të Fabrikës së Gypave në Ferizaj
-
Haradinaj: Kushtetuesja ta përshpejtojë marrjen e një vendimi për Ligjin e pagave
-
Haradinaj flet pas refuzimit të Kushtetueses për kërkesën e tij rreth dorëheqjes
-
Haradinaj kërkon sqarime nga Kushtetuesja, fton partnerët në diskutim për “ngrohjen globale”
-
Haradinaj dorëzon në Kushtetuese kërkesën për interpretim të dorëheqjes së tij