Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj kërkon nga Bordi i KEK-ut veprime për minierën e re

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbledhur në takim anëtarët e Bordit të KEK-ut, menaxhmentin dhe anëtarët tjerë të Komisionit Teknik të Qeverisë, për të diskutuar rreth minierës së re, në kuadër të përgatitjeve për termocentralin Kosova e Re.

Kreu i ekzekutivit ka kërkuar nga të gjithë që të punojnë që ta ndihmojnë projektin e Kosovës së Re, transmeton kp.

“Jemi në ato etapat kur duhet të veprojmë saktë dhe në kohë në ato obligimet tona që lidhen me investimet për Kosovën e Re, edhe që është njëra prej atyre punëve kryesore, është miniera e re. Kisha propozuar që ju që jeni kompetentë të ngarkuar me përgjegjësi ta ndihmoni Qeverinë me veprimet e juaja në bazë të kompetencat që keni që punët në miniera të ndodhin në kohë”, tha Haradinaj.

Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka kërkuar që të mos vonohen për hapjen e minierës së re, ndërsa ka thënë se kanë tri alternativa.