Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas reduktimeve të energjisë elektrike, duke thënë se është zhgënjyese dhe e pa tolerueshme sjellja KEDS dhe KEK në ditët e para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.
Ai ka shkruar në Facebook se është i papranueshëm fakti, që KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta.
“Menaxhmenti i KEDS dhe KEK duhet ta dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtarë. Drejtues të KEK dhe KEDS e kanë për obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës. Nuk pranojmë asgjë më pak”, ka shkruar ai.
-
Haradinaj me kritika pas problemeve me rrymë: Qeveri e territ
-
Haradinaj: Duhet punuar bashkë të gjithë që qytetarët të kenë furnizim të rregullt me energji elektrike
-
KEDS-i s’bindet, thotë se është i detyruar të bëjë ndërprerje të rrymës
-
Qeveria e shqetësuar me reduktimet e energjisë, fajëson KEDS-in e KEK-un
-
Haradinaj për KEK-un dhe KEDS-in: “Dikush po rren këtu”