Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me reduktimet e fundit të energjisë elektrike, duke thënë se ose Korporata Energjetike e Kosovës ose KEDS-i “po rrejnë” lidhur me furnizimin me rrymë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo, pasi, sipas tij, në KEK kanë thënë se janë duke prodhuar me 83 për qind të kapaciteteve, ndërsa në anën tjetër po ka reduktime.
“Kemi mbetur në mes të disa lojtarëve. KEK-u garanton se 83 për qind të nevojave për energji i ka nga prodhimi. 17 për qind është import. Ky 83 përqindësh gjatë natës është tepër, nuk konsumohet krejt. Në kohën e pikut, gjatë mbrëmjes, po kanë vështirësi për të kombinuar, por t’ju them të drejtën nuk po e dimë çka është ka bëhet. Dikush po luan prej tyre, ose dikush është duke rrejt”, ka theksuar Haradinaj pas një takimi pune me përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, të mërkurën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Haradinaj me kritika pas problemeve me rrymë: Qeveri e territ
-
Haradinaj: Duhet punuar bashkë të gjithë që qytetarët të kenë furnizim të rregullt me energji elektrike
-
KEDS-i s’bindet, thotë se është i detyruar të bëjë ndërprerje të rrymës
-
Këshilltari i kryeministrit premton: Prej sot as rryma më nuk ndalet
-
Qeveria e shqetësuar me reduktimet e energjisë, fajëson KEDS-in e KEK-un