Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Ka hezitime për investime të huaja në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kontributi i mërgimtarëve për lirinë dhe pavarësinë ka qenë i pamohueshëm e po ashtu edhe ndërtimin e shtetit tonë.

Ai gjatë një takimi me mërgimtarët tanë tha se remitencat janë të çmuara fort dhe dëshmon se sa të vlefshëm janë bashkatdhetarët për nxitjen ekonomike, raporton KsP.

Sipas tij, më e rëndësishme është se bashkatdhetarët tregojnë për lidhjen që kanë me vendin e vet.

Haradinaj tha se është mirë që bashkatdhetarët të dërgojnë porosi te vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, ndërsa ka këshilluar ata që të jenë të sjellshëm dhe t’i respektojnë shtetet ku jetojnë.

Ai po ashtu u tha bashkatdhetarëve se duhet ta ndërrojnë këtë gjendje, pasi ka hezitime për investime në Kosovë.

Edhe Haradinaj thotë se Kosova s’do të gabojë në dialog Arbëri Haradinaj thotë se Kosova s’do të gabojë në dialog

Emrush Çeta, i cili ka braktisur Kosovën në vitet e 90-ta, tha se në vendet ku jetojnë kanë arritur të krijojnë shumë miq. Ai paraqiti problemin me kartonin e gjelbër ku tha se po ndihen të injoruar dhe të dëmtuar me pagesën që bëjnë.

Sipas tij, mërgimtarët kanë dëshirë që Kosova të jetë e zhvilluar dhe janë të interesuar për të ndihmuar vendin.