Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Jemi të përkushtuar për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në konferencën me rastin e Ditës së BE-së kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Me këtë rast, Haradinaj tha se ky është moment i mirë për të dërguar porosi të qarta, që Qeveria e Kosovës e kupton seriozisht rëndësinë e luftimit të trafikimit me qenie njerëzore, duke potencuar se kjo është edhe në frymën e angazhimeve të përbashkëta me BE-në, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sa i përket Kosovës, parandalimi i këtij lloj krimi specifik, duhet të ndodhë me të gjitha mjetet ligjore që i parasheh legjislacioni ynë në fuqi”, theksoi kryeministri, duke shtuar se është me rëndësi të posaçme të identifikohen dhe ndëshkohen bartësit e këtij krimi, transmeton Koha.net.

Duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për gjetjen e atyre që e ushqejnë këtë krim, Haradinaj shtoi se është e nevojshme avancimi i ekspertizës në përputhje me kapacitetin e atyre që janë bartës të këtij krimi.

“Ata në raste të caktuara janë të sofistikuar, kanë lidhje rajonale e ndërkombëtare dhe ekspertiza jonë duhet të avancojë. Njëkohësisht, që të mund të trajtohet me efikasitet, duhet të vendoset një bashkëpunim profesional në të gjitha institucionet e përfshira, por edhe akterët tjerë, organizatat joqeveritare dhe të gjithë mekanizmat që e trajtojnë këtë temë”, ka thënë Haradinaj.

Bashkëpunimi rajonal me vendet fqinje dhe poashtu bashkëpunimi me BE-në, në përputhje me konventat e dakorduara që sot ekzistojnë, sipas tij, kanë një rëndësi të veçantë.

Po ashtu, Haradinaj tha se çdo lloj i krimit, e ushqen një lloj tjetër të krimit dhe, siç tha, kjo nuk është diçka e re për t’u ditur.

“Nëse ka pasur tolerancë të caktuar në një lloj të caktuar të krimit, atëherë ndihmohen reciprokisht, shërbehen reciprokisht. Trafikimi me qenie njerëzore mund të jetë bazë edhe për lloje tjera të krimit, që janë rrezik i civilizimit sot”, u shpreh ai.

Për pjesëmarrje në këtë konferencë, ai falënderoi shefen e BE-së, Nataliya Aspotolova, duke theksuar se Kosova dhe BE-ja vërtetojnë përkushtimin për luftimin e këtij lloj krimi, pikërisht në ditën e BE-së kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Në këtë konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të ambasadave të akredituara në Kosovë, si dhe zyrtarë tjerë të lartë vendor dhe ndërkombëtar.