Në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve për zgjerimin e rrugës kryesore të Deçanit, kryeministri Ramush Haradinaj ka folur edhe për Autostradën e Dukagjinit, që planifikohet të ndërtohet prej Istogut deri në Prizren, e që kalon edhe nëpër Pejë, Deçan e Gjakovë.
Sidomos për këtë autostradë ai i ka “kapë për gjoksi” ata që po e kritikojnë ndërtimin e saj. Haradinaj ka thënë se kjo autostradë nuk është vetëm e shqiptarëve në Kosovë dhe kudo që janë në Ballkan, por është autostradë e Evropës, pasi, siç shtoi ai, ajo lidh vendbanime në Evropë, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Ata që e kritikojnë këtë autostradë janë shkurtpamës, hileqarë dhe hijanetë. Duhet me iu ardhë marre atyre që e kritikojnë Autostradën që e lidh Pejën, Deçanin, Gjakovën e Prizrenin, se janë qindra mijëRa banorë e ekonomi në këtë anë dhe janë miliona euro që këta i derdhin në buxhetin e Kosovës, pa u thirrë në vuajtjet dhe tragjeditë e së kaluarës dhe kontributin tonë të lirisë”, iu ka drejtuar ai kundërshtarëve të kësaj autostrade, të cilët ai i ka thirrur që ta respektojnë Kosovën, jo vetëm Dukagjinin, ta respektojnë popullin dhe të mos gabojnë ta kritikojnë rëndësinë e kësaj autostrade.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Haradinaj thotë se autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet
-
Haradinajn s’e brengos kundërshtimi i Nisma-s për autostradën e Dukagjinit
-
Nis zgjerimi i rrugës kryesore në Deçan
-
Haradinaj kritikon Kurtin për Autostradën e Dukagjinit: Është lënë në harresë
-
Autostrada e Dukagjinit dhe “150 milionë eurot” përplasin Kurtin e Haradinajn