Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj i quan qyqarë Hotin dhe Kurtin

21:17 - “Qyqarë” janë për kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

I pyetur për deklaratat e tyre ndaj tij, Haradinaj tha se “nuk e meritojnë t’ua kthej sepse dytë janë qyqarë”.

Ai madje përmendi edhe kohë e luftës duke thënë se Kurti nuk ka bërë asgjë.

“Se meritojnë me ua kthy se dy qyqana janë. Unë jam kryetar i qeverisë dhe i kryej punët. Vi prej një familje që ka traditë. Nuk po e pyes Avdullah Hotin për familje. Nuk po e pyes Albin Kurtin për familje. Në kohën kur është kallë Kosova, Albin Kurti i ka pas flokët deri këtu e ka ndejtë në Prishtinë, e kanë marrë, e kanë çuar andej, qyqan është”, ka thënë Haradinaj. “Nëse ai ka të drejt me më thanë mu hajn, atëherë cka i vjedha unë atij, unë vi në 6:30 me punu e t’ia rregulloj kushtet e jetës”.


Kryeministri thotë se opozita s’është e gatshme për zgjedhje

Edhe Haradinaj më mirë të linte qeverisjen me ato 100 ditë, thotë Kurti Arbëri Haradinaj më mirë të linte qeverisjen me ato 100 ditë, thotë Kurti

21:08 - Kryeministri Haradinaj nuk ndihet i rrezikuar nga procesi i dialogut me Serbinë. Sipas tij, vonesat dhe krizat në bisedimet për normalizim të marrëdhënieve po pengojnë vetëm vazhdimësinë e proceseve të Kosovës.

“Dialogu nuk po na rrezikon pushtetin, nuk ka të bëj me dialog... po rrezikohet vetëm vazhdimësia e proceseve të Kosovës”, ka thënë Haradinaj në Rubikon të KTV-së.

Sipas Haradinajt, opozita nuk është e gatshme për zgjedhje.

Madje, sipas tij, bëjnë mirë të bëhen gati për zgjedhjet e rregullta pasi në një gjendje siç janë sot, ata mund të humbin përsëri nga koalicioni aktual qeverisës.

“Nuk janë të gatshëm për zgjedhje. Po ikim prej përgjegjësive, nuk është mirë me ik prej dialogut. Nëse ky koalicion shkon bashkë, ata prapë humbin. Isa Mustafa nuk ka gjendje fizike për me dalë në fushatë, Albin Kurti e ka partinë përgjysmë. Ky koalicion që qeverisë sot nuk ka pikë prej qiellit po ka dalë fitues”, ka thënë ai.

“Nuk është qeveria që nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare po parlamenti. Nëse ata mendojnë që kanë legjitimitet më shumë se unë me përfaqësu Kosovën apo janë më të menqur, mirë ata e patën mundësinë po nuk bëne asgjë”, shtoi Haradinaj.


Haradinaj zbulon bisedat me Thaçin për korrigjim të kufijve

21:03 - Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për takimet që ka pasur me presidentin Hashim Thaci lidhur me marrëveshjen e përfolur për korrigjim të kufijve.

“I kam thënë se unë nuk rri në tavolinë nëse kjo temë hapet. Nënkupton që nuk jam pjesë as e koalicionit, as e pushtetit e as e kryetarit të qeverisë”, ka thënë Haradinaj t’i ketë thënë presidentit Thaçi.

“Ka thënë është e dhimbshme zgjidhja, i thashë pse bre po flet kështu. Më tha Ramush duhet me fjalë me dhënë diçka që me e pru tavolinën”, vazhdoi tutje ai.

Haradinaj përmendi edhe fushatat dhe iniciativat që po mbahen me fokus në paralajmërimet e presidentit Thaçi se marrëveshja përfshin ndryshim të kufijve, për çka u shpreh se “më vjen keq, e kanë të dështuar, nuk shkon ashtu”.


Haradinaj përsërit: Korrigjimi i kufijve thirrje për luftë

Edhe Haradinaj i quan qyqarë Hotin dhe Kurtin Video Haradinaj i quan qyqarë Hotin dhe Kurtin

20:40 - Qëndrimi i kryeministrit Ramush Haradinaj karshi çdo marrëveshje me Serbinë e cila përfshin ndryshim të kufijve mbetet e qartë dhe përkthehet në thirrje për luftë.

Haradinaj ka thënë se vetëm përmendja e termit luftë nuk është e thjeshtë veçmas kur vjen nga kreu i vendit.

“Kam treguar çka ndodh. Nuk është pak me thënë kryetari i vendit me thanë fjalën luftë, nuk po e thotë një njeri atje në qosh. Unë i kam bërë do vjet dhe i kam do kilogramë, ndoshta nuk jam i zoti më të luftoj, por thellë besoj se kur flitet për territore është thirrje për luftë e tragjedi. Sa herë që flitet për territore flitet për pozicione të ushtrive, cila ruan andej e cila këndej”, ka thënë Haradinaj.


Haradinaj thotë se s’mundet t’i kryejë dy punë, edhe kryeministër edhe dialogues

20:29 - Kohë më parë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj kishte deklaruar se nuk mund të marrë edhe përgjegjësinë e dialogut meqë duhet të bëjë punë tjera brenda vendit.

Sonte në intervistën për Rubikon në KTV, ai foli prapë rreth këtij procesi duke thënë se përgjegjësia e dialogut është njëjtë si të jesh ministër apo kryetar i një vendi. Kësisoj, ka thënë Haradinaj, e kishte të pamundur që në të njëjtën kohë të jetë kryeministër dhe përfaqësues i Kosovës në dialog.

Ai tha se u angazhua që të kuptojë drejt kërkesat edhe të opozitës duke emëruar kështu ekipin për negociata, ku ka lënë hapësirë edhe për përfaqësuesit e opozitës. Sipas tij, opozita nuk e donte presidentin e vendit në një ekip uniteti dhe kjo është çfarë ai ka bërë.

“Jam deklaru që nuk mundem me marrë pjesë se është agjendë e madhe. Është si të jesh kryetar i vendit edhe ministër i Shëndetësisë. Nuk munden m’i kry dy pune. Agjendë e dialogut sot është si një ministri. E kemi Limajn që ka pranu me marrë përgjegjësinë”, ka thënë Haradinaj.

“Qeveria e ka delegu një delegacion me emra. Ata mund të thonë që jam unë patericë e Thacit, edhe Limaj është patericë e Thacit po tash cka të bëjmë, a të shkojmë t’i marrim hua njerëzit për çështje të Kosovës?” u shpreh tutje kryeministri Haradinaj.


Haradinaj: A ta çoj edhe në det opozitën

Me iniciativën për emërimin e ekipit qeveritar për negociata, kryeministri Haradinaj u quajt nga opozita “patericë” e presidentit Hashim Thaçi.

Në intervistën dhënë për Rubikon në KTV, Haradinaj tha se nuk mund të jetë ai “patericë” e Thaçit kur nuk ishte ai që ia bëri kuorumin dhe e votoi për president.

Edhe Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin Arbëri Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

“E kuptoj kompleksin e tyre ndaj Thaçit. Unë nuk kam votuar për Thaçin, gjysma e opozitës ja kanë bërë kuorumin, nëse ka patericë të Thaçit atëherë është LDK”, ka thënë Haradinaj.

“Kur ua kam dërguar platformën më kanë thënë pse është Thaçi, tani nuk e keni Thaçin, ku është problemi. Një herë e dhamë platformën, jemi detyruar me e largu sepse thanë po na pengon unitetin. Vetë janë ankuar, heke një herë, ta bëjmë një të përbashkët. Tash e kanë një delegacion ku nuk është emri i Thaçit. Çka me ju bo, a t’i çoj edhe në deti opozitën”, ka ironizuar kryeministri duke ju referuar kërkesave të opozitës.