Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar strukturat e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve në rajonin e Dukagjinit në kuadër të “Epopesë së Dukagjinit”.
Në këtë takim, Haradinaj, që ishte i shoqëruar edhe nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se rruga e Kosovës për liri ishte e gjatë dhe plot sakrifica dhe theksoi se sot jemi të lirë, me miqësi të përhershme me Amerikën e partneritet me NATO-n, ndërsa shtoi se Kosova është në rrugë të mirë drejt integrimeve në BE.
Më tej, siç shkruan Haradinaj në një postim në Facebook, u ka thënë qytetarëve të mbledhur se s’ka hequr dorë asnjëherë nga Çakorri dhe Kulla, duke iu referuar ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.
“Ju garantoj se asnjëherë nuk kam hequr dorë nga Çakorri e Kulla dhe asnjëherë nuk do ta bëjë. Premtoj se do të korrigjojmë gabimet e bëra dhe do ta përmbyllim këtë sfidë. Si bashkëluftëtarë, kemi dalë nga rrethimi dhe tani, së bashku, do të dalim nga izolimi që u është vënë qytetarëve të vendit. Do ta arrijmë lëvizjen e lirë, por duke e mbrojtur të drejtën e Kosovës në territorin e vet”, tha Haradinaj, derisa shtoi se në këtë rrugëtim “do të qëndrojmë bashkë” që “t’u dalim hakut atyre që këtë tokë e kanë larë me gjak”.
-
Haradinaj thotë se po gënjejnë ata që po thonë se Kulla e Çakorri i janë falur Malit të Zi
-
Haradinaj insiston: Kufiri është në Çakorr e Kullë
-
Haradinaj insiston: Kufiri është në Çakorr, Kullë e Majë të Zhlepit
-
Haradinaj përsërit: Kufiri i Kosovës është në Çakorr
-
Kurti në konak të Haradinajve, lartësoi sakrificën e kësaj familjeje për liri