Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të sotëm në Gjakovë është pritur edhe në Shoqatën e të Burgosurve Politikë, me ç’rast edhe ua ndau një mirënjohje për kontributin e dhënë për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Haradinaj ka thënë se ”të burgosurit politikë, të cilët vite të tëra i kaluan në burgjet jugosllave, me sakrificën e tyre dhe të familjes e mbajtën gjallë idealin e pavarësisë dhe të lirisë dhe për këtë shteti i Kosovës do t’u jetë gjithnjë mirënjohës”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj është ndalë për një vizitë edhe te këngëtari Ismet Peja, të cilit i ndau një mirënjohje për kontributin në zhvillimin e kulturës, artit dhe të muzikës shqiptare.
Haradinaj tha se ”kultivimi i muzikës së vërtetë shqiptare ishte ushqim për mendjen dhe shpirtin tonë ndër shekuj, kurse në kohën tonë, një vend meritor e zë edhe miku ynë, miku im, Ismet Peja”.