Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen për punëtorët shëndetësorë të cilët sot protestuan sërish për të kërkuar që Ligji i Pagave të futet në buxhetin e vitit 2022.
Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti i ka lënë në pozitë të vështirë kategoritë të cilat kanë bartur barrën kryesore të përballjes me pandeminë, siç janë profesionistët shëndetësorë.
“Kosova po hyn në krizë të thellë sociale. Qytetarët kanë filluar të përballen me mbijetesë. Rritja enorme e çmimeve ka goditur çdo shtresë të popullsisë. Qeveria e Kosovës, i ka lënë në pozitë të vështirë kategoritë të cilat kanë bartur barrën kryesore të përballjes me pandeminë, si pasojë e së cilës edhe ekonomia edhe bizneset kanë përjetuar goditje të rëndë. Për krejt këto arsye, sot jam me punëtorët shëndetësorë që protestojnë për të drejtat e tyre”, shkroi ish-kryeministri në Facebook.
Kërkesa urgjente e Haradinajt është që Ligji i Pagave të dërgohet për miratim në Kuvend.
“Kërkesa jonë urgjente është që Ligji i Pagave të dërgohet për miratim në Kuvendin e Kosovës, si dhe përpilimi i buxhetit të ri të jetë në përputhje të plotë me nevojat imediate që reflektojnë përballjen me situatën e rëndë ekonomike e sociale”.
Kosova po hyn në krizë të thellë sociale. Qytetarët kanë filluar të përballen me mbijetesë. Rritja enorme e çmimeve ka...
Posted by Ramush Haradinaj on Monday, November 8, 2021
-
Haradinaj e quan “të sëmurë” qeverisjen aktuale
-
Haradinaj kritikon Qeverinë në detyrë: Ka përkeqësuar kushtet e punëtorëve
-
Haradinaj bën thirrje për bashkim: Kosova në gjendje të rënduar ekonomike e politike
-
Punëtorët shëndetësorë me protestë kërkojnë rritje page
-
“Qeveria po mbështet shkeljet ndaj të drejtave të grave”, protestë për Ligjin për Punë