Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, takoi Emisaren e Veçantë për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Jashtme e Çekisë, Janina Hrebickova, me të cilën kanë biseduar për zhvillimet në vend, rajon e më gjerë.
Haradinaj e ka falënderuar Hrebickovan për përkrahjen dhënë shtetit të Kosovës, për proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po përballet vendi.
Kreu i ekzekutivit po ashtu shpalosi prioritetet e Qeverisë së Kosovës, agjendën evropiane, me theks të veçantë forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ndër tjerash, Haradinaj foli edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë se Kosova është e përkushtuar në përmbylljen e një marrëveshjeje finale, që siç e potencoi ai, nënkupton dialog me njohje reciproke, marrëdhënie dypalëshe dhe për raporte të mira ndërfqinjësore.
Ndërkaq, Emisarja e Veçantë për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Jashtme e Çekisë, Janina Hrebickova shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Çekisë në përkrahjen e mëtejme ndaj Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe proceset rajonale.
-
Çekia përkrah perspektivën e Kosovës e të rajonit drejt integrimit evropian
-
Haradinaj: Qeveria e përkushtuar për të çuar përpara agjendën për reformat në vend
-
Haradinaj-Stublla thotë ka marrë mbështetjen e Çekisë për liberalizimin
-
Haradinaj: Në Washington për marrëveshje përfundimtare me Serbinë
-
Haradinaj: BE-ja të vendosë në të drejtën e kosovarëve për lëvizjen e lirë