Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj Halitit: A je në gjumë, Haliti -kryeministrit: Këqyri punët tua

Foto: Ilustrim

Ka nisur në Kuvendin e Kosovës diskutimi i tri projektligjeve që kanë të bëjnë me shndërrimin e FSK-së në ushtri. Këto ishin renditur si pika për diskutim të mëvonshëm, por me një mocion të LDK-së këto pika arritën të bëhen si pika të para për shqyrtim, raporton KTV.

Fillimisht mocioni i LDK-së nuk arriti t’i merrte 61 vota të nevojshme e këtu ndodhi një përplasje mes nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“A je në gjumë a çka a po e sheh që shumë deputetë janë pa kartela”, i ka thënë kryeministri Haradinaj, Xhavit Halitit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Halitit: “ A jam në gjumë a zgjuar është problem i imi. Kqyri punët tua. As kryeministri nuk ka nevojë me më tregu mua, unë nuk jam argat as i Qeverisë dhe askujt, unë jam kryesuesi këtu” ka thënë Haliti.

Në një përpjekje tjetër mocioni arriti të kalonte.

Për Ministrinë e Mbrojtjes e ka paraqitur Ministri i FSK-së Rrustem Berisha. Ai ka thënë se të gjitha ndryshimet do të bëhen në kuadër të rekomandimeve që dalin nga raporti final I rishikimit të sektorit të sigurisë. Mbështetje I ka dhënë LDK-ja. Avdullah Hoti e ka quajtur këtë si çështjen më të rëndësishme që pas pavarësisë. Ka thënë se akuzat e sulmet se kush ka kontribuon më shumë e kush më pak kanë qenë të pabaza.

Më i shkurtër në fjalim ka qenë deputeti I PDK-së Fatmir Xhelili. Ai ka thënë se PDK ka dhënë kontributin e saj qysh prej themelimit të UCK-së e tutje.

Vetëvendosje gjithashtu i ka dhënë mbështetje këtyre projektligjeve duke thënë se kontributin e tyre do të japin mes të dyja leximeve.

PSD-ja e ka quajtur si rast të humbur për shkak të intaeve politike dështimin që ushtria të bëhet me kushtetutë.

Igor Simiq nga Lista Serbe ka thënë se shqiptarëve e serbëve u duhet zhvillim ekonomik. Ai tha se kosovarët nuk e lëshojnë vendin në mungesë të ushtrisë, por në mungesë së zhvillimit. Tha se nuk do të lëshojnë gaz lotësjellës, por do ta lëshojnë sallën, dhe këtu bënë ku menjëherë pas përfundimit të fjalimit të deputetit Simiq Lista Serbe ka dalë nga salla.