Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj flet për ekstradimin e mundshëm të “Babaljes”

“Babalja” nuk ka mbetur vetëm në kuadrin e një çështje që ka trazuar politikën në Tiranë, por ka hapur një precedent edhe me Prishtinën zyrtare, pasi Albert Veliu – Babalja aktualisht është azilant në Kosovë.

Për Babaljen ka folur sot edhe kryeministri kosovar Ramush Hardinaj.

Ai ka theksuar se duhen kaluar të gjitha etapat ligjore për të parë nëse ekstradimi është i mundshëm.

“Nuk e kam ndjekur shumë temën në fjalë. Ne bëjmë kujdes kur bie fjala tek ndarja e pushteteve. Pushtetet tona janë bukur të ndara. Deportimi i gylenistëve ka qenë një mësim për të respektuar të gjitha procedurat ligjore të Kosovës kur bie fjala tek ekstradimet”, citon tch të ketë thënë Haradinaj.