Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj ende s’i ka votat e sigurta për seancën e së shtunës

Seanca e parë pas bllokadës, kësaj radhe mbahet të shtunën.

Aty do të votohet për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, raporton KTV. Por, mandatari për krijimin e Qeverisë, Ramush Haradinaj, ende nuk i ka votat e sigurta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkas është bërë Lista Serbe, e cila ka thënë se marrëveshje me shumicën shqiptare kanë pasur vetëm për votimin e kryetarit të Kuvendit.

Mandatari për formimin e qeverisë, Ramush Haradinaj, votat e Listës Serbe do t’i mësojë vetëm pasi këta të fundit të konsultohen me liderët në Beograd.

Në seancën e së shtunës, kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë deputetët e Vetëvendosjes e ata të LDK-së, të cilët e bojkotuan fjalimin e të rizgjedhurit kryetar kuvendi, Kadri Veseli.