Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në pritjen e organizuar nga konsullata e Republikës së Kosovës, në Iowa.
Në këtë pritje u theksua roli i rëndësishëm i shtetit të Iowa-s në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe mundësitë e avancimit të raporteve ndërmjet dy shteteve tona, njofton kumtesa qeveritare .
Haradinaj me këtë rast tha se qytetarët e Kosovës vlerësojnë lartë kontributin e SHBA-ve dhe në veçanti të shtetit të Iowa-s, për ndihmën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, në fuqizimin e shtetësisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova e Iowa synojnë forcim të partneritetit në shumë fusha
-
Haradinaj priti një delegacion nga Iowa
-
Haradinaj: Me SHBA-në ishim për shumë vite dhe rrugëtimin tonë do ta vazhdojmë bashkë
-
“Iowa s’ka gjetur bashkëpunim më të mirë sesa Kosovën dhe popullin e saj”
-
Haradinaj: Kosova mburret me miqësinë që ka me Iowan