Përndjekje i ka quajtur kryeministri i Kosovës rastet ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës për rastet e gazit lotsjellës, raporton KTV.
Ramush Haradinaj ka thënë se mbajtja e Albin Kurtit e Donika Kadaj Bujupit, për shkak të kundërshtimeve të tyre politike, është e padrejtë. Pos deputetëve të Vetëvendosjes, të akuzuar ka edhe nga vetë partia e Haradinajt.
Ministri Pal Lekaj dhe deputetet Teuta Haxhiu e Time Kadrijaj janë gjithashtu të akuzuar për gazin lotsjellës sa ishin në opozitë por ndaj tyre ende nuk është mbajtur asnjë seancë e shqyrtimit kryesor.
Pikërisht forma e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, të cilën këta deputetë e kundërshtonin, u miratua nga Haradinaj dhe kabineti i tij qeveritar.
Seanca me fjalët përfundimtare ndaj Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Faton Topallit e Donika Kadaj Bujupit mbahet gjatë kësaj jave. Nuk dihet nëse trupi gjykues do të shpallë aktgjykimin atë ditë apo kjo do të bëhet më 2018.
-
Haradinaj: S’e kuptoj Kurtin pse tenton t’i ikën drejtësisë
-
Nis shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarve për futjen e gazit lotsjellës në Kuvend
-
PSD e quan të padrejtë vendimin e Apelit për deputetët e Kuvendit
-
Çka ndodhi në seancën ku u dënuan deputetët e VV-së
-
Haxhiu: Nuk po dënohen kriminelët, por deputetët që mbrojtën Kosovën