Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj e quan mashtrues Kurtin: Ishte në luftë me të gjithë, por përfundoi në luftë me veten

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se për dy vjet në krye të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka qenë në “luftë” me shumë kategori në vend e me faktorin ndërkombëtar, por sipas tij, në fund ai përfundoi duke “luftuar” veten.

Kreu i AAK-së ka përmendur edhe, siç thotë ai, ndalesën e zyrtarëve shtetërorë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj ka kërkuar që institucionet të mos bëjnë eksperimente me planin e propozuar nga evropianët.

“Jemi në dy vjetët e qeverisjes Kurti, që sipas meje ishte në luftë me të gjithë, por që përfundoi në luftë me vetveten. Kurti fillimisht u shpalli luftë kategorisë së lirisë, punëtorëve të sektorit publik, të gjithë sipërmarrësve duke i ndalë investimet kapitale. Rezultat i kësaj qeverie jo vetëm që është i lodhshëm, por ka filluar t’i lodhë edhe aleatët tanë më të mirë, të cilët për një vit nuk pranojnë asnjë zyrtarë të kësaj qeverie për të udhëtuar në SHBA. Situata është serioze dhe Qeveria nuk duhet të bëjë eksperimente për të implementuar planin franko-gjerman. Ne e ndajmë vlerësimin si mashtrues për qeverisjen Kurti”, ka thënë Haradinaj në konferencë për shtyp të enjten, raporton EO.