Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është treguar i ashpër me Brukselin për veprimet e tyre ndaj Kosovës.
Haradinaj tha se Bashkimi Evropian duhet të tregojë që nëse nuk ka kapacitet për t’i ardhur në ndihmë Kosovës, atëherë duhet ta kërkojë ndihmë derisa ka shtuar se Kosova “do t’i grahë punëve ashtu siç di vetë”, transmeton kp.
“Nëse s'keni kapacitet lypni ndihmë ose nëse prapë s'doni me lyp ndihmë, le të na tregon neve dhe ne shkojmë në drejtimin tonë si në të kaluarën i kemi grah punëve tona. Këtu shihet përfshirja e Brukselit, pra ata lejojnë që me ndodh plot veprime jo ligjore në veri dhe rreth Kosovës dhe s'e ka një fuqi me i than Beogradit që s'ke të drejtë me bo një veprim të tillë", është shprehur Haradinaj në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga RIDEA dhe mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë.
-
Haradinaj për FT: Brukseli s’i ka dëgjuar sa duhet ankesat tona ndaj Beogradit
-
Haradinaj fajëson BE-në për dobësimin e Kosovës në dialogun me Serbinë
-
Haradinaj pret nga BE-ja “përkushtim dhe seriozitet” si ai i SHBA-së
-
Haradinaj: BE-ja të vendosë në të drejtën e kosovarëve për lëvizjen e lirë
-
Zyra e BE-së në Kosovë luan një rol konstruktiv, thotë Haradinaj