Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Norman Axworthy, i cili ishte ministër gjatë kohës së periudhës së krizave në Kosovë.
Haradinaj e vlerësoi lart përkrahjen e Kanadasë në konsolidimin e shtetit të Kosovës. Ai tha se Kanadaja, si shtet mik, ka pasur një rol aktiv në momentet më të rënda për Kosovën, por ka qenë prezent, po ashtu, me trupat e saj në Kosovën e pasluftës.
Kryeministri e informoi mysafirin me gjendjen e përgjithshme në Kosovë, me prioritetet e Qeverisë dhe rreth lehtësirave që do të krijohen në këtë mandat, për t’u hapur rrugë investitorëve potencialë.
Kreu i ekzekutivit tha se “Kosova ka pozicion strategjik, infrastrukturë të kënaqshme, dhe pesë kryeqytete tjera janë në distancë shumë të shkurtër nga Prishtina”. Ai përmendi edhe popullatën e re që ka Kosova, “që do të thotë se ka edhe fuqi punëtore, ndërsa në portin më të madh në Shqipëri mund të arrihet për pak orë”.
Kryeministri i Kosovës dhe ish-ministri kanadez diskutuan për shumë çështje, nga fusha e ekonomisë, investimeve, rendi dhe ligji, energjia dhe rëndësia e mbrojtjes së ambientit.
-
Haradinaj i kërkon ambasadorit kanadez vazhdimin e përkrahjes për Kosovën
-
Haradinaj takon ambasadorin e ri britanik: Partneriteti duhet të avancohet
-
Haradinaj: Kosova po shndërrohet në partner serioz për paqe e prosperitet
-
Haradinaj në Paris thotë se Evropa fiton nga lëvizja e lirë e kosovarëve
-
Haradinaj: Kosova ka fat që e ka partner strategjik SHBA-në