Në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar dhënien e një pjese të veriut të vendit.
Ose, krijimin e një republike brenda Republikës, raporton KTV.
Madje, pyetja për dhënien e diçkaje në këmbim të njohjes, ka thënë t’iu është përsëritur në vazhdimësi.
Masën mbrojtëse ndaj Serbisë, ai e ka krahasuar me luftën tregtare mes Amerikës dhe Kinës.
Për kërkesën e kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, për pezullimin e taksës për 120 ditë me qëllim të ruajtjes së partneritetit me SHBA-në, kryeministri ka thënë se partneriteti nuk është menduar kur Thaçi e Veseli kanë kërkuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Edhe
Haradinaj e krahason taksën me luftën tregtare SHBA – Kinë
Haradinaj ka shtuar se Kosova ka pritur 20 vjet për realizim e të drejtave të veta.
Kryeministri ka potencuar se të drejtat që do të kërkohen, nuk do të thotë se po kundërshtohen nga SHBA-ja.
-
Taksa nxit replika mes liderëve politikë në vend – debatit i hyn edhe Grenelli
-
Haradinaj: Taksa ka dy aspekte – bllokuese e dialogut dhe ndihmesë për arritjen e marrëveshjes me Serbinë
-
Haradinaj i bindur: Taksa e sjell njohjen
-
Haradinaj i kundërpërgjigjet Veselit: Kur tentuam shfuqizimin e Speciales nuk e dëgjuam Amerikën