Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj mbledhjen e sotme të Qeverisë e ka filluar duke ngritur një shqetësim në lidhje me reduktimet e ashpra me rrymë.
Haradinaj kërkoi sqarime nga ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka në lidhje me këto ndërprerje të gjata e që sipas kryeministrit po bëhen në këto kohë të ftohta.
Në deklaratën e tij Haradinaj në veçanti përmendi ndërprerjet e rrymës në komunën e Podujevës e që sipas tij duhet të gjendet fajtori për këtë.
“Duhet me thënë edhe një shqetësim që është bukur me urgjencë . Ndërprerja e energjisë elektrike. Për shembull Podujeva ka gati dy ditë pa rrymë . Hiq nuk kanë rrymë , vende të caktuara, vende të tjera 6 orë, 8 orë . Duhet ministri Lluka , ministër i Zhvillimit Ekonomik duhet me hy me pa se çka është duke ndodhur . Dikush vërtetë është ka vepron gabim, në këtë gjendje, në këtë kohë kaq të ftohtë me ndërprerje kaq të gjata duhet me u gjet ku është fajtori . A është KEK a KEDSI a kush është se po bartet përgjegjësia prej njërës te tjetri “, tha Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.
Derisa Haradinaj e ka ngritur këtë shqetësim, Lluka nuk ishte prezent në mbledhje.
Ai më vonë është paraqitur në mbledhjen e kabinetit qeveritar.
Edhe
Haradinaj: Duhet punuar bashkë të gjithë që qytetarët të kenë furnizim të rregullt me energji elektrike
Në lidhje me mungesën e rrymës në komunën e Podujevës sot ka reaguar edhe kryetari i komunës Agim Veliu, e që sipas të cilit kjo komunë po diskriminohet në vazhdimësi nga KEDS-i.
Në anën tjetër KEDS-i dhe KEK-u për ndërprerjen e rrymës po e hedhin fajin tek njëri-tjetri.
-
Ndërprerjet e rrymës po u shkaktojnë shumë telashe prodhuesve e qytetarëve
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për rrymë të sigurt, të qëndrueshme dhe të përballueshme
-
Opozita fajëson Qeverinë për ndërprerjet e shumta, ekzekutivi thotë se po i adreson shqetësimet
-
Haradinaj dyshon që situata me rrymën u krijua për të përfituar “mafia energjetike”