Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në SHBA, ka vizituar memorialin përkujtimor të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, që shkaktuan mijëra viktima, ndër to edhe Mon Gjonbalaj dhe Roko Camaj, me origjinë shqiptare.
Ai ka shkruar në Facebook se më 11 shtator të vitit 2001 në New York u sulmuan vlerat e demokracisë, që u përjetua si sulm mbi tërë botën e lirë, ndërsa theksoi se në Kosovë do të ndërtohet një memorial për të përkujtuar këto viktima.
“Ne, Qeveria e Kosovës kemi vendosur ndërtimin e një memoriali për ta përjetësuar nderimin për jetët e humbura të akteve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, ku për çdo vit do të bëhen homazhe institucionale, në kujtim të viktimave të këtij akti të shëmtuar terrorist. Populli i Kosovës nuk do të harrojë kurrë ndihmën e madhe që SHBA-ja e ka dhënë në rrugën e tij deri në liri dhe shtetkrijim. Një vend që e ka përjetuar dhimbjen dhe tragjedinë njerëzore, përjetësisht është solidar me kombin dhe shtetin amerikan”, ka shkruar ai.
-
Viktimat e 11 shtatorit nderohen me pllakë memoriale, Haradinaj thotë Kosova e përjetoi rëndë
-
Kosova përkujton viktimat e 11 Shtatorit në SHBA
-
Nderohen viktimat e 11 Shtatorit, vendoset ngritja e një memoriali në oborr të Qeverisë
-
Delawie: Vlerësojmë bashkëndjesinë e Kosovës për tragjedinë e 11 Shtatorit
-
Qeveria e Kosovës rikujton me nderim 17 vjetorin e 11 Shtatorit