Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion të partive opozitare të Shqipërisë.
Në një postim në Facebook, i pari i Qeverisë ka thënë se, bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Kosovës me ato të Shqipërisë në të gjitha etapat e shtet ndërtimit ka qenë i frytshëm dhe në këtë aspekt, dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur.
Ai në takim e së hënës ka pritur kryetarët e partive opozitare Fatmir Mediun, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule me të cilët thotë se u dakorduan se bashkërendimi i qëndrimeve është në interes të dy shteteve dhe qytetarëve tanë.
“Është gjithmonë kënaqësi të bisedojmë për tema të interesit të përbashkët, në të mirë të zhvillimit tonë të brendshëm dhe rrugës tonë euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj.
-
Haradinaj bën thirrje për unitet për dialogun me Serbinë
-
Haradinaj pret unifikim të ekonomive Kosovë-Shqipëri
-
Haradinaj: Të bëhemi bashkë për dialogun, njëjtë si për FSK-në
-
Haradinaj sheh sinjale të mira nga LDK e PSD për dialogun me Serbinë
-
Haradinaj takon Metën, e falënderon për mbështetjen e fuqishme të shtetit shqiptar