Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nga Franca e përmes Facebookut ka vazhduar polemikat me krerët shtetëror të Serbisë.
Kësaj here ka shkruar për ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiqin, ish-zëdhënës i famëkeqit Sllobodan Millosheviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ministri i jashtëm serb, Daçiq, është më i lig se Ati shpirtëror i tij, Millosheviqi. Kur dikush te akuzon për diçka që nuk e ke bërë, atëherë akuzuesi ose ka bërë diçka të tillë vet, ose e ka ndërmend ta bëjë. I tillë është Ivica Daçiq, vetëm se e ka kot se më kurrë më nuk do të mund të ketë fuqi t’i fusë duart në Kosovë si shefi i tij, sepse ato do t’i priten”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas ish komandantit të UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit, Daçiqi ende nuk e ka kuptuar që Millosheviqi nuk jeton më.
“Prandaj nuk jetojnë as shpifjet e tij monstruoze, sado që Daçiqi, ka kohë që sillet si një Millosheviq i vogël. Unë kam qenë burrë dhe nga pozita e Kryeministrit jam përballur me drejtësinë ndërkombëtare dhe nuk jam fshehur si ai e shokët e tij pas xhenazes së Millosheviqit. Zanati i tyre është të prodhojnë dëshmitarë të rrejshëm dhe hiq s'është larg mendsh që të njëjtët edhe t'i vrasin vet! Ai nuk meriton të trajtohet as si kundërshtar, sepse është më i lig se Ati shpirtëror i tij-Millosheviqi!”, ka thënë Haradinaj.
Daçiq tha se rasti i Haradinaj “është politizuar e ndoshta nuk do të ekstradohet nga Franca në Serbi”.
“Ju e shihni se një tjetër dëshmitar për rastin Haradinaj u vra në Kosovë, dhe unë nuk e di se sa dëshmitarë të tjerë ka”, citohet të ketë thënë Daçiq nga mediumi serb Novosti.