Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Armend dhe Malsor, pushoni të qetë - u qoftë i lehtë dheu i Kosovës

19:52 - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjetja e trupit të policit Armend Trena pas 10 ditë kërkimesh, po e përmbyllë rrugëtimin plot ankth, për gjithë ata që pandalë u angazhuan ditë e natë dhe pa kursyer asgjë për të kërkuar me ngulm në lumin e rrëmbyer trupat e tyre.

“E dhimbshme dhe trishtuese e gjithë ngjarja, ku dy policët tanë Armend Trena dhe Malsor Dashi, të rinj dhe në krye të detyrës, në rrethana ende të panjohura plotësisht, ranë në lumin Lepenc. Ndajmë dhimbjen me familjarët e policëve për këtë tragjedi që u ndodhi dhe si Qeveri e vendit, zotohemi që do t'u qëndrojmë pranë për t'u përballur me humbjen e më të dashurve të tyre”, tha Haradinaj.

Një falënderim të veçantë ai pati për gjitha njësitet e Policisë, FSK-së, Njësitet e Emergjencave, zhytësit, vullnetarët, për gjithë ato vajza e djem që nuk u dorëzuan për t'i gjetur trupat e pajetë të policëve tanë.

“Armend dhe Malsor, pushoni të qetë. U qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, përfundoi Haradinaj.


Pacolli: Me gjetjen e trupit të Trenës, dhimbja u shtua e ankthi mori fund

Edhe Kur pritet të dihen shkaqet e vdekjes së policëve të aksidentuar Video Kur pritet të dihen shkaqet e vdekjes së policëve të aksidentuar

19:40 - Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka komentuar gjetjen e trupit të pajetë të policit Armend Trena, i cili u aksidentua rreth 10 ditë më parë në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, bashkë me Malsor Dashin, trupi i të cilit u gjet disa ditë më parë.

Pacolli tha se me zbulimin e trupit të dytë të policit në Lepenc, dhimbja u shtua, ndonëse ankthi mori fund.

“Shpreh solidaritetin me familjet e shërbyesve të shtetit dhe kolegët e tyre në emrin tim dhe të familjes. Shpreh shqetësim ndërkohë për problematikën që e ka krijuar incidentin fatkeq. Shpresoj që sa më shpejt të zgjidhën problemet e shërbyesve tonë të sigurisë”, deklaroi Pacolli.


Kurti pas gjetjes së trupit të Trenës: Policët duhet të kenë sigurim jetësor

18:56 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar që familjarët e secilit polic që humb jetën në detyrë, të marrin një status të veçantë dhe t’u sigurohet përkrahje ekonomike.

Pas gjetjes së trupit të policit Armend Trena, Kuri ka ngushëlluar familjet e policëve Trena e Dashi.

Policët Armend Trena dhe Malsor Dashi, kanë humbur jetën më 29 prill, në një aksident komunikacioni, pasi vetura në të cilën ndodheshin dy policët ka rënë në lumin Lepenc.

Postimi i Kurtit në Facebook:

“Edhe pse shumë shpresuam që të gjendeshin të gjallë, 9 ditë pas zhdukjes së tyre u gjet edhe trupi i pajetë i policit Armend Trena, 4 ditë pasi u gjet trupi i kolegut të tij Malsor Dashit.

I gjithë populli ndjen dhimbje e pikëllim për këtë fatkeqësi. Në solidaritet të plotë me familjet Trena e Dashi, shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për humbjen e dy policëve të Republikës sonë.

Qeveria e Kosovës duhet të vetëdijesohet nga raste të tilla e t’i pajisë policët me sigurim jetësor. Për shkak të natyrës së profesionit, policët përballen me rrezikshmëri të lartë, prandaj secili prej tyre duhet të ketë sigurim jetësor.

Edhe Kur pritet të dihen shkaqet e vdekjes së policëve të aksidentuar Arbëri Kur pritet të dihen shkaqet e vdekjes së policëve të aksidentuar

Po ashtu, familjarët e secilit polic që humb jetën në detyrë, duhet të marrin një status të veçantë, që t’ua sigurojë përkrahjen ekonomike bashkëshortëve, si dhe fëmijëve të tyre deri sa të arrijnë moshën madhore”.


Limaj: Vdekja tragjike e dy policëve ka pikëlluar të gjithë qytetarët e Kosovës

18:48 - Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas gjetjes së trupi të policit të Armend Trena, ka inkurajuar organet kompetente që në afat sa më të shpejtë t'i zbardhin rrethanat që çuan në vdekjen e dy zyrtarëve policorë.

Policët Armend Trena dhe Malsor Dashi, kanë humbur jetën më 29 prill, në një aksident komunikacioni pasi vetura në të cilën ndodheshin dy policët ka rënë në lumin Lepenc.

Postimi i Limajt në Facebook:

“Njësitë e kërkim-shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe ekipeve tjera të përfshira në kërkim të policit të zhdukur, sot gjetën trupin e pajetë të policit Armend Trena.

Vdekja tragjike e dy policëve ka pikëlluar të gjithë qytetarët e Kosovës. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtoreve të Trenës në Policinë e Kosovës.

Mirënjohje të gjitha ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe të angazhuarve tjerë që për më shumë se një javë nuk reshtën së kërkuari trupat e pajetë të dy policëve. Inkurajoj organet kompetente që në afat sa më të shpejtë t'i zbardhin rrethanat që çuan në vdekjen e dy zyrtarëve policorë".


Thaçi ngushëllon familjen Trena

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të policit të ndjerë, Armend Trena, trupi i të cilit u gjet sot në lumin Lepenc.

Edhe ​Flasin vëllezërit Bushi, dëshmitarët që gjetën trupin e policit Armend Trena Arbëri ​Flasin vëllezërit Bushi, dëshmitarët që gjetën trupin e policit Armend Trena

Thaçi ka thënë se fatkeqësia e dy policëve të rënë në lumin Lepenc i ka prekur gjithë qytetarët e vendit.

“Pas gjetjes së trupit të pajetë të policit Armend Trena, familjes Trena, miqve dhe kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet më të thella. Institucionet dhe Policia e Kosovës do ta ruajnë gjithmonë kujtimin për Malsorin dhe Armendin”, ka thënë Thaçi.