Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, se kishte joshur deputetë për të votuar për Vjosa Osmanin për presidente.
Ai ka thënë se Zyba është sekse i partisë për trafikim të votave.
“Zyba ka kontaktuar me deputetë tanë. Njëri nga deputetët tonë ka kërkuar që unë me u taku me të. Përgjigja ka qenë që ‘ju jeni sekser dhe s’takohem me ju, por jam i gatshëm të takohem me kryetarin e partisë. Por ndalni këto praktika të presionit, presion serioz i gjithanshëm, pos joshjes’. Zyba është një sekser klasik i cili e ka marrë përsipër në emër të partisë së vet trafikimin e votave”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media të mërkurën.
Të dielën, Vjosa Osmani u bë presidente me 71 vota nga 82 sa votuan në rundin e tretë të votimit për presidente. Pos deputetëve të VV-së dhe 12 të LDK-së, në kuorum morën pjesë deputetë të minoriteteve, por edhe Albena Reshitaj e AAK-së dhe deputetja Adelina Grainca që nga PDK-ja kaloi në VV në momentet e votimit.
Për deputeten Reshitaj, Haradinaj ka thënë se “edhe ajo ishte pjesë e procesit të trafikimit të votave”, teksa ka shtuar se s’ka ndonjë vendim në parti për të.
-
Haradinaj: Nëse VV-ja propozon për kryeparlamentare Bogujevcin ose Selimin, AAK-ja e voton
-
Haradinaj: Osmani është presidente e Kurtit, vendi u kthye në monizëm
-
Emrat e 100 “deputetëve” aktualë
-
Osmani: Kur e kam informuar Kurtin se i kemi 82 vota, më ka thënë tash s’i ki votat e VV-së
-
Kica-Xhelili – LVV-së: A i keni 66 vota për Vjosa Osmanin?