Në Bllacë të Suharekës sot u mbajt tubim përkujtimor në 82-vjetorin e rënies së Ramë Bllacës dhe u zbulua pllaka përkujtimore kushtuar këtij heroi. Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se me asnjë çmim nuk e lëshojnë tokën e Kosovës.
Gjatë fjalimit tij, ai tha se nuk ka asnjë logjikë që sot dikush të lejojë Serbinë të kërkojë tokë në Kosovë dhe lëvizje të kufijve.
“I jemi borxh heroit tonë Ramë Bllacës, gjithë atyre që edhe në kohëra të errëta e kanë gjetur dritën dhe e kanë ditë të drejtën. U jemi mirënjohës përjetë për faktin që sot jemi në trojet tona. Do ta bartim brez pas brezi porosinë e heroit që me asnjë çmim nuk do ta lëshojmë tokën tonë”, ka thënë Haradinaj.
“Ndoshta përpjekja e fundit e Serbisë për të na larguar prej trojeve tona ishte finalja e madhe e një padrejtësie që ka ushtruar Serbia ndaj nesh. Më 1999 është përmbyllur përjetësisht e drejta jonë për të qenë zot shtëpie, të mbetemi në trojet tona. Nuk është një e drejtë e humbur, por një e drejtë që duhet ta ruajmë në memorie. A ka logjikë dikush i kësaj toke ta lejojë edhe njëherë Serbinë të kërkojë tokë shqiptare, deri kur?”, ka shtuar më tej ai, përcjell ksp.
E kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj tha se Ramë Bllaca e ndali shpërnguljen e shqiptarëve dhe për këtë ai do të ketë respektin e shqiptarëve kudo.
Në këtë tubim, Ramë Bllaca u përkujtua si kolos, atdhetar e trim besnik. Aty u tha se Ramë Bllaca veprimtarinë e tij ia kushtoi mbrojtjes së vendit dhe se aktet e tij burrërore do të përkujtohen gjithmonë nga shqiptarët.
-
Haradinaj thotë se Kosova s’guxon të ulet në tavolinë ku diskutohet territori
-
Haradinaj-veteranëve: Mos lejoni t’ua vënë në pikëpyetje krenarinë
-
Haradinaj tregon çka foli me Palmerin në New York dhe kë takoi tjetër
-
Haradinaj: Heqja e taksës bëhet vetëm kur Serbia ta njohë Kosovën
-
Haradinaj: S’do të ndalemi së kërkuari drejtësi për vëllezërit Bytyqi