Platforma për aplikim për subvencionim të izolimit të shtëpive është hapur edhe për 24 orë për qytetarët që i kanë raportet e auditimit por nuk kanë mundur të aplikojnë për shkak të mbylljes së parakohshme të thirrjes.
Bordi i Drejtorëve të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka aprovuar vendimin për hapje të platformës për aplikim në 24 orët e ardhshme.
Këto aplikime do të vendosen në listë të pritjes dhe do të shqyrtohen sipas parimit “aplikuesi i parë merr shërbimin i pari”, varësisht nga buxheti që do të mbetet në dispozicion.
“Pra, nuk garantohet trajtimi i të gjitha aplikimeve”, thuhet në njoftimin e Fondit.
Aplikimi hapet në orën 15:00 të enjten dhe mbyllet një ditë më pas, e shtunë në orën 14:59.
Mbyllet pas katër ditësh aplikimi për subvencionimin e izolimit të shtëpive
Është mbyllur aplikimi për subvencionimin e izolimit të shtëpive, katër ditë pasi u hap kjo thirrjeFondi...-
Mbyllja e parakohshme e aplikimit për subvencionim nxit dyshime për keqpërdorime
-
Mbyllet pas katër ditësh aplikimi për subvencionimin e izolimit të shtëpive
-
Mbi 2.000 aplikime për subvencionimin e izolimit të shtëpive
-
Hapet aplikimi për subvencionim të energjisë elektrike
-
Mbyllet gjashtë ditë më herët aplikimi për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje