Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hapet panairi tre ditor i Produkteve Vendore, “100% Rahovec”

Në qytetin e Rahovecit, është hapur sot panairi tre ditor i Produkteve Vendore, me moton “100% Rahovec”.

Në panair ekspozohen dhe promovohen vetëm produkte vendore.

Në ceremoninë e hapjes së panairit i pranishëm ishte kryetari i komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtor, përfaqësues të podrumeve dhe qytetarë.

Me këtë rast, kryetari Smajl Latifi, është shprehur se verë e ngrohtë, demonstrim i pjekjes së rakisë, turshi e specialitete të shumta vendore nga Rahoveci, çaj e kafe, bashkë me muzikë, do na shoqërojnë sot e në dy ditët e ardhshme në Rahovec.