Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) sot organizon “Panairin e Vullnetarëve”, që do të mbahet për herë të parë në Kosovë, në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë”.
Panairi realizohet në bashkëpunim me George William Youth Association (GWY) dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQëllimi i këtij panairi është që të rris interesimin për punë vullnetare dhe aktivizim qytetar në Kosovë. Gjatë këtij panairi, organizatat pjesëmarrëse do të promovojnë mundësitë e vullnetarizmit si dhe do të kenë mundësi që të rekrutojnë vullnetarë të rinj.