Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Panairit të Tregtisë Inverse, ku bizneset do t’i shpalosin shërbimet dhe ofertat e tyre për tregun e brendshëm dhe të jashtëm.
Synimi i këtij panairi është krijimi i lidhjeve biznesore në mes të ndërmarrjeve të mëdha, të mesme dhe të vogla për të promovuar produktet vendore, për të përmirësuar mjedisin biznesor, si dhe zvogëlimin ose zëvendësimin e importit.
Në fjalën e saj, ministrja Bajrami theksoi se “në këtë panair kemi biznese nga rajoni të cilat i ekspozojnë produktet e tyre dhe që e kemi të qartë se jemi një ekonomi e tregut, një ekonomi e hapur, ndërsa bizneseve tona duhet t’u ndihmojmë që ato të kenë qasje në tregjet e huaja dhe besoj se për tri vite radhazi këtë e kemi bërë”.
Ky panair, për dallim nga panairet e zakonshëm, ka qasje tjetër, sepse aty nuk do të prezantohen produktet e bizneseve nëpër stenda, mirëpo bizneset do të kenë rastin t’i ekspozojnë kërkesat e tyre për produkte dhe shërbime të cilat i blejnë brenda apo jashtë vendit.
-
Murati lëvdohet me rritje ekonomike, Bajrami ia kujton inflacionin
-
Ministria i quan tendencioze akuzat e Bajramit për shpalljen e pozitave të larta
-
Murati e Bajrami polemizojnë për rritjen e qarkullimit të bizneseve
-
Bajrami: Tregoni Muratit që qarkullimi i bizneseve rritet nga rritja e çmimeve
-
Bajrami: Nëse ZRRE-ja s’e pezullon vendimin, do të hyjë në histori si “armiku më i madh i ekonomisë”