Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka organizuar Panairin e Produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse “Prishtina 2018’’, në të cilin janë shpalosur produkte të 36 kompanive nga Kosova dhe 1 nga Italia.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se qëllimi i panairit është zëvendësimi i importit me prodhim vendor, raporton “Koha Ditore”.
“Taksa 100 për qind nuk do të duhej të shihej si rast për të rritur çmimin, por të shfrytëzohet për të rritur prodhimin”, ka theksuar Haradinaj, duke shtuar se ka pasur rritje të prodhimit sidomos në material ndërtimor, letër dhe lëngje.
Ai ka thënë se Qeveria është e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve të CEFTA-së, por vetëm që Kosova të trajtohet në mënyrë të barabartë me vendet e tjera.
Edhe kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka thënë se këto ditë prodhuesit vendor kanë mundësinë që të shfaqin potencialin e tyre, për të cilin janë punuar shumë.
“Qëllimi është të tregojmë se kemi një potencial që të mos varemi nga importi i vendeve të tjera”, ka theksuar Rukiqi.
Edhe
Haradinaj për taksën 100%: I fuqizuam produktet “Made in Kosova”
Ndërsa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka thënë se janë duke punuar për ta ngritur cilësinë, teksa ka ftuar të gjitha bizneset që ta bëjnë një gjë të tillë.
“Ju ftoj t’i shfrytëzoni potencialet në shërbim të qytetarëve për hapje të perspektivës për ta dhe zhvillimin kosovar. Vlerat tuaja, veçoritë e secilit prodhim, na bëjnë që produktin ‘Made in Kosova’ ta kemi të përbashkët”, ka theksuar ai.
Ai ka thënë se janë duke punuar edhe për të siguruar treg jashtë vendit. Sa i përket vitit të ardhëm ai ka thënë se janë paraparë që të mbahen 14 panaire dhe se kjo është mundësi e jashtëzakonshme për prodhuesit.
-
Rreth 100 biznese marrin pjesë në panairin “Prishtina 2024”
-
Qeveria synon ta ulë importin duke vënë taksa të larta për disa produkte
-
Me panairin e “rimëkëmbjes” bizneset kërkojnë përkrahje për promovim e certifikim
-
Disa biznese në Kosovë s’duan as taksë, as reciprocitet, por ambient të barabartë afarist