Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpall konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2017/2018.
Konkursi do të jetë i hapur prej datës 06.09.2017 deri më datën 14.09.2017.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStudentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin do ta bëjnë përmes sistemit online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar në Facebook, Qendra e Studenteve-Prishtinë.
Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë, për të cilët ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për lexim, studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme.
Mënyrat e përzgjedhjes së kandidatëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.
Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20 € banimi, 15 € ushqimi).