Lokaleve të shumta në kryeqytet që nga mbrëmë iu shtua edhe “Dar Tea Room”. Ky lokal vjen me një stil krejtësisht ndryshe.
Interieri, çaji dhe muzika ngjasojnë me kafenetë e Marokut. Dar Tea Room, është hapur me iniciativë të Max Meriton Isufi, Adriana Matoshi, Dj PM, dhe duket se qëllimi që të hapin diçka të re në kryeqytet, diçka që nuk është parë më herët, është arritur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDar Tea Room, gjendet në qendër të Prishtinës, jo fort larg hotelit Grand dhe çdo gjë që servohet aty vjen direkt nga Afrika e Jugut. Përveç pijeve marokene, ushqimit, dhe çajit, në Dar Tea Room klientët do kenë mundësi të porosisin edhe nargjile.
Adriana Matoshi, menaxhere e këtij lokali, tha se ajo çka e karakterizon Dar Tea Room është fryma maroken ku edhe interieri dhe ambienti është i gjithi me stil të Afrikës se Jugut.
“Është lokal ndryshe se që jemi mësuar të shohim në Prishtinë, është komplet stil maroken, e karakterizon çaji i Marokos, tradicional, që pihet atje shumë, edhe kemi pije, koktej, dhe gjithçka vjen prej Afrikës së Jugut. Stili brenda, ambienti dhe gjithçka që përfshihet ne inventar, ka të bëjë kryesisht me stil maroken. Lokali gjendet mes soliterave të Grandit, dhe jemi të rrethuar nga disa lokale të njohura, por neve na karakterizon diçka që nuk është në Prishtinë”, tha ajo për KosovaPress
E pyetur se a kanë menduar për ndonjë grup moshë të caktuar, Matoshi tha se pasi që në lokalet ku shërbehet nargjile është mësuar të sheh njerëz të moshave të reja, sipas saj në Dar Tea Room, nuk do të lejojnë që kjo të ndodh.
“Zakonisht jemi mësuar që në lokale ku ka nargjile, të ketë shumë të ri, ndërsa në lokalin tonë nuk do ta lejojmë këtë gjë, pasi që duam të kemi klientelën më të rritur”, tha ajo.
Në hapjen që është mbajtur mbrëmë ndër të ftuarit ishte edhe biznesmeni i njohur shqiptar Fatmir Hysenbeliu, reperi i famshëm Capital T, 2po2, etj.
Lokali Dar Tea Room, gjithashtu përfshin edhe një dhomë VIP, e cila ka hapësirë për 12 deri në 15 persona, dhe është pjesë e lokalit, ku mund të rezervohet për festa private, ahengje, ndeja të ndryshme etj.