Është hapur pas një viti e gjysmë që kur ishte ndërtuar çerdhja “Milingonat”, në lagjen “Kodra e Trimave”.
Hapjen e saj, të hënën, e ka bërë vetë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku ka thënë se investimi më i madh i shoqërisë është pikërisht investimi në edukimin e hershëm, në mënyrë që fëmijëve t’u sigurohet një e ardhme më e mirë, shkruan sot Koha Ditore.
“Kjo është çerdhja e parë që po e hapim këtë vit dhe shumë shpejt do t’i hapim edhe çerdhet e radhës, në lagjet ‘Tophane’, ‘Kalabri’ dhe çerdhen e rindërtuar “Yllkat”, duke vazhduar kështu deri sa të arrijmë që të ofrojmë hapësirë për të gjithë fëmijët e kryeqytetit”, ka thënë ai.
Kryetari i Prishtinës ka thënë se qëllimi kryesor i Komunës është hapja e çerdheve me bazë në komunitet, e cila ka kosto të përballueshme për të gjithë prindërit, e veçanërisht për nënat vetushqyese, në mënyrë që të iu ofrohen mundësitë e barabarta në edukimin e fëmijëve të tyre.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)