Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hapet çerdhja e re në Kodrën e Trimave, vonohet ajo në Tophane

Fëmijët e lagjes Kodra e Trimave, sipas premtimit të Komunës së Prishtinës, do të duhej që vitin e kaluar të vendoseshin në çerdhen e re të lagjes.

Por, ambientet e reja të çerdhes ata kanë nisur t’i shfrytëzojnë nga e hëna e kësaj jave, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Ndonëse me vonesë, prindërit thonë se ndërtimi i çerdhes me kapacitet për rreth 200 fëmijë, është ndihmesë e madhe për ta.

Edhe në këtë çerdhe me bazë në komunitet, Komuna do të t’u ndihmojë prindërve në pagesë të kopshtit.

Punimet janë vonuar edhe për hapjen e çerdhes në lagjen “Tophane”. Komuna ia ka ndërprerë kontratën kompanisë që po rinovonte objektin. Ndonëse ende nuk janë përfunduar të gjitha punimet e vrazhda, Komuna zotohet se çerdhja do të hapet sivjet.

Edhe Objekti i ri i çerdhes “Yllkat” në kryeqytet ende s’është gati Arbëri Objekti i ri i çerdhes “Yllkat” në kryeqytet ende s’është gati

Për shkak të rrezikut nga shembja, Komuna rrënoi vitin e kaluar objektin e çerdhes publike “Yllkat”, i cili paraqiste rrezik për fëmijët dhe stafin.

Objekti i ri ishte planifikuar të finalizohej më 2018, por deri më tani janë ndërtuar vetëm muret e jashtme të tij.

Premtimi i radhës është që çerdhja të hapet për shfrytëzim brenda këtij viti.

Çerdhja “Yllkat” do të ketë kapacitet të dyfishuar.

Këtë vit, Komuna e Prishtinës është zotuar se do të hapë edhe çerdhen në Kalabri, financimin e së cilës e ka bërë BE-ja.

Edhe Dy çerdhe të ndërtuara para një viti në Prishtinë nuk funksionalizohen Arbëri Dy çerdhe të ndërtuara para një viti në Prishtinë nuk funksionalizohen

Kryetari Ahmeti kishte premtuar institucione parashkollore në secilën lagje të Prishtinës.

Në Lëvizjen Vetëvendosje e kanë akuzuar atë se për neglizhencë ka humbur një donacion tjetër nga BE-ja për një çerdhe në Kolovicë.