Hapësirat ku janë vendosur të punojnë disa nga odat e profesionistëve shëndetësorë, janë të papërshtatshme.
Kjo është një nga arsyet që këto organe nuk arritën të marrin kompetencat që u takojnë.
Me gjithë problemet, kryetar i odës së farmacistëve thotë të mos kenë qëndruar duarkryq.
Ata përmes një memorandumi me urdhrin e farmacistëve të Shqipërisë kanë zyrtarizuar bashkëpunimin mes dy vendeve me qëllim të ngritjes së cilësisë në këtë sektor.
Oda e farmacistëve nga korriku i vitit të kaluar ka nën kompetencë edukimin e vazhdueshëm profesional, këshillin etik, por jo edhe procesin e licencimit e të rilicencimit.
Edhe
Kuota e komuniteteve në Këshillin Drejtues përplas Odën e Farmacistëve me MSH-në
Nga 5 odat që janë ngritur nga vetë Ministria e Shëndetësisë, Oda e mjekëve nuk ka arritur ende të marrë asnjë kompetencë.
Për këtë ishte nxitur shumë debat e deri në përplasje mes ministrit të shëndetësisë dhe kryetares së Odës së Mjekëve.