Komuna e Hanit të Elezit ka kërkuar nga Zyra e Kryeministrit që ta mbikëqyrë dhe mirëmbajë trenin muze, i cili pas një periudhe të shkurtër të inaugurimit ka filluar të demolohet. Një kërkesë e tillë ende nuk është shqyrtuar.
Një muaj më parë nën patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është vendosur edhe gur themeli i muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”, në vijën kufitare në Han të Elezit - Bllacë, mirëpo trenin muze nuk po e mbikëqyr askush, ndërkohë ai po shfrytëzohej për punë të këqija nga grupe të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje gjatë vikendit atij i janë thyer edhe disa xhama dhe është dëmtuar interieri i brendshëm. Rreth kësaj çështjeje ka reaguar kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, për të sqaruar se me kohë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të punësojë rojë fizike për ruajtjen e trenit muze, i cili pas një periudhe të shkurtër të inaugurimit ka nisur të demolohet.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)