Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara në Prishtinë në vazhdimësi ofron karroca dhe pajisje të tjera ndihmëse, jo vetëm për anëtarët, por edhe për personat e tjerë në nevojë nga e gjithë Kosova.
Gjatë periudhës janar-tetor 2019, HANDIKOS-i ka pajisur me karroca 156 persona në total, prej tyre 126 ishin karroca të reja, 25 të përdorura dhe 5 karroca speciale, shkruan KSP.
85 femrave dhe 71 meshkujve u janë përshtatur karrocat në hapësirat e HANDIKOS-it, si dhe janë trajnuar për përdorimin e tyre.
HANDIKOS, po ashtu gjatë kësaj periudhe ka ofruar 23 paterica CRU/CRUS, 17 shëtitore, 4 krevate ortopedike, një palë rrota të jashtme dhe një jastëk.
Në qendrën e HANDIKOS-it, që nga viti 2005 funksionon punishtja ku montohen dhe përshtaten karrocat sipas kërkesave dhe nevojës.
-
SHSKUK-ja amnistoi “Handikosin” për moszbatimin e kontratës për shpërndaje të pajisjeve
-
Pajisjet ndihmëse për personat me paralizë nuk dorëzohen në shtëpi, përfituesit paguajnë transportin
-
Personat me aftësi të kufizuara ankohen për qasje të kufizuar në shërbime e infrastrukturë publike
-
Brenda dyerve ku personat me aftësi të kufizuara marrin mbështetje për një jetë më të mirë
-
Para personave me aftësi të kufizuara nuk denoncohen vonesat në shpërndarjen e pajisjeve ndihmëse