Banka Botërore sot renditi Kosovën në vendin e 40-të për të bërit biznes. Kjo nënkupton se vendi është ndër shtetet reformatore në botë.
Për këtë rezultat, menjëherë pas publikimit, Avdullah Hoti e Hikmete Bajrami dolën në një konferencë për shtyp duke thënë se meritat i takojnë punës së tyre.
Këtë e kundërshtoi ministri i Financave, Bedri Hamza në një intervistë për Rubikon të KTV-së. Ai ka thënë se meritat nuk mund t’i takojnë vetëm një ose dy personave pasi për këtë kanë punuar shumë institucioneve.
“Kjo është meritë e shumë institucioneve, janë shumë faktorë, meritë e të gjithë atyre që kanë punuar, ky ritëm dhe punët e mira duhet të vazhdojnë. S’mund ta marrin meritën një ose dy persona”, ka thënë ai.
-
Bajrami: Ngritja e të bërit biznes në Kosovë, rezultat i qeverisjes së LDK-së
-
Haradinaj: Raporti i BB-së lajm i mirë për Kosovën
-
Pushteti sheh gjëra pozitive në raportin ku Kosova doli e dyta në Evropë për nga varfëria
-
Ngadalësimi i reformave e rrëzon Kosovën në ranglistën e të bërit biznes, thotë Rukiqi
-
Kosova e Shqipëria bien në raportin e “Të bërit biznes” për vitin 2020