Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hamza kërkon kujdes me Ligjin për Pagat për ta përballuar buxhetin

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka kërkuar që të bëhet Ligji për Pagat në Kosovë i përballueshëm financiarisht për buxhetin e Kosovës. Ai gjatë prezantimit të të hyrave për gjashtë mujorin e parë, ka thënë se ato u rritën për 6 për qind.

Hamza, duke folur për Ligjin për pagat, është shprehur se ata janë pro reformës madje edhe me kosto shtesë, por veçse duhet të jetë e përballueshme dhe që nuk e rrezikon stabilitetin makrofinskal të Kosovës.

“Cili është qëndrimi i MF-së, që reforma t’i trajtoj sektorët korrekt, me barabartësi, që brenda sektorëve të kihet kujdes mes koeficientit me të ulët dhe me të lartë, që kostoja e reformës pavarësisht që do të ketë një kosto të reformës dhe do të ketë, MF-ja do ta akomodon këtë kosto, por jo të jetë kosto e atillë që e rrezikon stabilitetin makrofiskal. Ne jemi për reformën, ne e përkrahim reformën, ne e përkrahim reformën edhe me një kosto shtesë, por kërkojmë që reforma të bëhet mbi bazën e kritereve dhe standardeve dhe të ketë sa më pak ose fare vend që brenda kësaj reforme të mos ketë kosto të fshehura të cilat pastaj paraqesin problem edhe në implementim”, tha Hamza, raporton KsP.

Hamza shtoi se kur flasin për pagat duhet ta marrin në konsideratë totale ekonominë e Kosovës.

Ndërsa, duke prezantuar raportin financiar për gjashtëmujorin e parë të performancës së të hyrave dhe shpenzimeve, Hamza ka thënë se Dogana dhe ATK-ja kanë grumbulluar 40 milionë euro më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Edhe Hamza thotë se mosrishikimi i buxhetit nuk sjellë pasoja negative Arbëri Hamza thotë se mosrishikimi i buxhetit nuk sjellë pasoja negative

Ai theksoi se për këtë periudhë kanë shënuar rritje prej 6 për qind të të hyrave buxhetore.

“Të hyrat tatimore, kanë një rritje më të mirë, do të thotë rritja është 6.4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak dhe unë jam shumë optimist që ky trend do të vazhdoj edhe në pjesën e dytë të vitit dhe do të kemi një përmbushje të mirë të planit të hyrave që Kosovës i garanton ta ruaj stabilitetin makrofiskal”, u shpreh Hamza.

Kreu i financave, shtoi se trendi i shpenzimeve është në rritje për 9.7 për qind, krahasuar me vitin e kaluar. Derisa, ka theksuar se rritja më e madhe është shënuar tek shpenzimet kapitale.

“Rritje më të madhe e kanë pasur shpenzimet kapitale me 15 për qind dhe aty ku është fokusi ynë që ta ndërrojmë dinamikën e shpenzimeve, sidomos shpenzimeve kapitale dhe shpenzohen me tepër në gjashtë mujorin e parë, sepse e dimë që shumica e shpenzimeve ekzekutohen në gjashtë mujorin e dytë e dytë. Por, këtë vit kemi pasur një ndryshim të gjendjes, kemi pasur një përmirësim të gjendjes. Sigurisht që ka hapësirë edhe për më shumë, mirëpo kemi një rritje të ekzekutimit të rritjes së shpenzimeve kapitale për 15 për qind , ndërsa e shikojmë pjesëmarrjen e totalit e shpenzimeve kapitale brenda shpenzimeve del se pjesëmarrja në shpenzimet kapitale totale të shpenzimeve merr pjesë me 28 për qind dhe presim që kjo dinamikë të rritet në pjesën e dytë të vitit 2018.

Edhe Hamza tregon se vonesa e konstituimit të Qeverisë së re mund ta shtyjë votimin e buxhetit Arbëri Hamza tregon se vonesa e konstituimit të Qeverisë së re mund ta shtyjë votimin e buxhetit

Hamza shtoi se rritja tek mallrat dhe shërbimet ka ardhur si rezultat i riklasifikimit të subvencionet, derisa, ndikimin më të madh e kanë pasur futja e skemave të reja.

Ministri ka thënë se në proces të reformës së re fiskale po trajtohen të gjitha ligjet që e rregullojnë fushën e ekonomisë.