Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hamza hedh poshtë akuzat e LDK-së për Ministrinë e Financave

Lidhja Demokratike e Kosovës ka drejtuar akuza drejt ministrisë së Financave. Kjo sepse, sipas tyre, ministria ka hequr nga buxheti i këtij viti investimet e parapara për dy objekte. Kreu i kësaj ministrie në Rubikon të KTV-së ka thënë se kjo nuk qëndron.

Ai ka thënë se janë hequr investimet për të gjitha ato objekte të cilat nuk kanë rëndësi të caktuar.

“Shumica e projekteve janë projekte shumëvjeçare dhe do të ketë refleksioneve në vitet tjera. Ministria e Financave e ka gjithmonë të qartë gjendjen, nëse ka mjete apo jo, dhe në bazë të kësaj merren vendimet e caktuara. Nuk ka objekt të rëndësisë së caktuar të cilës do t’i hiqet. As për fakultetin ekonomik e as për autostradën për Gjilan”, ka thënë ai.

Hamza thotë se kryesisht këto deklarata janë të lidhura me fushatën zgjedhore. E duke qenë pjesë e një koalicioni të madh qeverisës, hartimi i buxhetit për vitin 2018, sipas Hamzës, ka qenë një punë e vështirë.

“Nuk ka qenë punë e lehtë, nëse flasim për buxhetin e vitit 2018, ka qenë një buxhet bukur i ngarkuar, pasi jemi përball me dy procese, rishikimin e buxhetit të vitit 2017 dhe buxhetin 2018”, ka thënë Hamza.

Artikuj të ngjashëm