Teologu Xhabir Hamitit ka reaguar për rastin ku një të varfëri i është kërkuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në Vushtrri që të paguajë anëtarësinë në shumën prej 417 euro, në rast se do të donte ta varroste nënën me ritet e besimit islam.
Hamiti thotë se nëse zyrtarët e Këshilli të Bashkësisë Islame enë Vushtrri ia kanë marr paratë si kusht për ta varrosur nënën e tij, duke e ditur se ai është në gjendje të rëndë sociale, vlerëson se kanë bërë gjestin më të ulët të mundshëm njerëzor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ajo çfarë duhet të bëjnë zotërinjtë e këtij Këshilli, është që menjëherë t’ia kthejnë paratë këtij burri dhe t’i kërkojnë falje. Nëse ngjarja është krejt kështu siç edhe u tha në lajmet e RTK-së, kjo është marri dhe në të njëjtën kohë idiotizëm”, thotë Hamiti, shkruan ksp.
Sabri Beqirit nga Akrashtica e Vushtrrisë, i cili jeton në varfëri të skajshme dhe merr asistencë sociale nga shteti, siç raporton RTK, dy ditë më parë i vdiq nëna, ndërsa Bashkësia Islame në Vushtrri e detyroi të paguajë për anëtarësinë shumën prej 417 eurove, nëse dëshironte që t’ia varrosnin nënën me ritet e besimit islam.
Kryefamiljari u detyrua të shes viçin në mënyrë që nëna e tij të varrosej sipas ritit islam edhe pse udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës kanë thënë se këto raste janë të liruara nga pagesa.