Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hamidi: Skandali me mishin duhet të na bëjë më syçelë rreth produkteve ushqimore

Rasti i fundit i importimit të mishit nga Belgjika është një lajm shumë i keq për konsumuesit e mishit në Kosovë, thotë Afrim Hamidi, profesor i Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Hamidi theksoi se ky skandal duhet të shërbejë si mësim që edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) të vetëdijesohet dhe të këtë sensibilizim më të mirë publik në mënyrë që qytetarët ta dinë se çfarë po konsumojnë.

Mishi, sikur ky që kishte ardhur nga Belgjika, do të duhej të përfundonte në mbeturina, por jo t’u shitej qytetarëve, sepse një produkt i tillë, sipas tij, përmban vlera të devijuara mikrobiologjike, thotë ai.

KD: Sa janë të sigurta produktet ushqimore që i konsumojmë në Kosovë?

Hamidi: Çdo ushqim i cili importohet në Kosovë duhet të jetë nga ndërmarrjet apo thertoret, të cilat janë të licencuara sipas standardeve evropiane... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)